Kryesore

Serbët dinë të vrasin dhe provokojnë, por jo të kërkojnë ndjesë

               Publikuar në : 16:33 - 12/09/18 lm

Provokacija (provokim), është termi i preferuar i udhëheqësve serbë, sa herë që i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës. E megjithatë provokimet e vërteta dhe dashakeqe, i kanë bërë dhe i bëjnë vazhdimisht serbët, të ndihmuar pjesërisht edhe nga liderët e kompromentuar të Kosovës.

Tre vjet më parë Aleksandër Vuçiç, i shpëtoi për pak linçimit publik nga turma e zemëruar e familjarëve të 8 mijë të vrarëve boshnjakë në Srebrenicë. Dje Vuçiç provokoi shqiptarët e Kosovës, duke tentuar të shëtitë në mbarë Kosovën, si të ishte ende padron i saj.

Ai tentoi të shkelë në Drenicën dikur të rrafshuar nga bombardimet, dhe të përgjakur nga mijëra të vrarët nga forcat serbe në vitet 1998-1999. BE, Vuçiç dhe çuditërisht edhe presidenti i Kosovës, ish-komandanti i UÇK- Hashim Thaci, flasin për tolerancë dhe lënien pas të së shkuarës.

Ata po synojnë të përmbyllin një pazar për shkëmbime territoresh. Por plagët e luftës në Kosovë janë ende të hapura. Janë mbi 2 mijë njerëz të zhdukur, për të cilën nuk ka asnjë informacion.

Beogradi është memec mbi këtë çështje. Dhe kur nënat e viktimave protestojnë për këtë gjë, quhen “egërsira” nga zyrtarët serbë. Para diplomatëve dhe medieve të huaja, Vuçic ka larë shpesh gojën, duke kërkuar formalisht  ndjesë për krimet e së kaluarës.

Megjithatë askush nuk e harron që ai e ka nisur karrierën si zëdhënës i “kasapit” të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.  Dhe ende sot betohet para medieve të vendit të tij, se pavarësisht se çdo të ndodhë me kufijtë, Serbia  nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu