Stil

Selena Gomez lë institucionin psikiatrik

               Publikuar në : 13:50 - 08/11/18 marsela

Pas një muaji me mjekime, këngëtarja e njëkohësisht aktorja Selena Gomez ka dalë nga institucioni psikiatrik. Sipas TMZ, këngëtarja po i përkushtohet një jete të qetë e të patrazuar. Ajo u trajtua me Terapi të Sjelljes Dialektikale, një lloj terapie që përdoret për trajtimin e një sërë problemesh të shëndetit mendor.

Në tetor, Selena mësoi se “kishte një numër të ulët alarmant qelizash të bardha në gjak” pas transplantit të veshkës. Familjarët e dërguan në Cedars-Sinai Medical Center për trajtim në fund të shtatorit.

Ajo u la e lirë pak ditë pas shtrimit, por iu desh të rikthehej javës tjetër, pasi vazhdonte të kishte numër të ulët qelizash të bardha në gjak. Në këtë moment, Selena kaloi një krizë të fortë paniku.

 

Kthehu