Kryesore

“Segmente të SHISH kanë punuar kundër ministrit Xhafaj”

               Publikuar në : 07:25 - 12/10/18 marsela

“Segmente të SHISH kanë punuar kundër ministrit Xhafaj”. Kjo e dhënë u përcoll nga gazetari Artan Hoxha. Në emisionin “Real Story” , ai tha se Shërbimi Informativ Kombëtar, ka vepruar për të mbledhur materiale kompromentuese ndaj Xhafaj.

Gazetari shtoi se informacionet që SHISH ka mbledhur, nuk i kanë kaluar në institucionet e tjera si në Prokurori, siç parashikon dhe ligji. Kjo lënë të kuptohet se veprimet e agjentëve kanë pasur qëllime të tjera.

Kjo shpjegon se përse agjentë të SHISH janë vënë në lëvizje, me rastin e denoncimit të Alfred Veliut, i njohur me emrin “Babale”.

“SHISH ka qenë duke mbledhur informacione inkriminuese kundër Fatmir Xhafajt. Informacioni nuk i ka kaluar institucioneve”, tha Hoxha.

I pranishëm në emision, deputeti i PD-së, Emond Spaho, deklaroi se në këtë histori nuk ka komplot kundër ministrit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu