Sarri “fluturon” drejt Londrës, po Hysaj? - Tirana Today

Sarri “fluturon” drejt Londrës, po Hysaj?

Maurizio Sarri nuk do të jetë më trajner i Napolit dhe ka vazhduar kontaktet intensive me klubin e ri që do të drejtojë dhe ai do të jetë Chelsea. Roman Abramovich ka vendosur tashmë, do të jetë ish tekniku i Napolit pasuesi i Antonio Contes në stolin e Bluve të Londrës me këtë të fundit që pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra pavarësisht suksesit në FA Cup. Agjentët e teknikut italian Pellegrini e Ramadani në orët e fundit kanë takuar drejtuesit e Bluve të Londrës për të diskutuar detajet e fundit.Sarri do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën londineze nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që i është premtuar një merkato e fuqishme dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të jetë dhurata e parë për Sarrin. Kalimi i ish trajnerit të Napolit te Chelsea tashmë është vetëm çështje orësh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i cili mund të vijë në orët ardhshme.



Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu