Politikë

Salianji mbërrin në Prokurori, ja për çfarë do japë shpjegime

               Publikuar në : 11:01 - 12/10/18 S.N

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Salianji do të merret në pyetje lidhur me çështjen “Babalja”.

Deputeti po hetohet për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lidhur me audiopërgjimin, pas ekspertizës së kryer nga britanikët, organi i akuzës ka vendosur të rimarrë në pyetje deputetin Salianji. Ai do të pyetet për deklaratat e Fredi Alizotit se dëmshpërblimi që i ishte ofruar për të luajtur rolin e Agron Xhafajt ishte 200 mijë euro.

Salianji publikoi edhe përgjimet e prokurorisë, ku faktohej se “Taulanti nga Librazhdi” fliste me shefin e policisë së Fierit dhe me persona të tjerë, si dhe telefonata që Fredi Alizoti ka bërë me 129, ku prezantohet si mik i Ardi Veliu.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu