Saimir Pirgu në Tiranë, projekti që risjell në skenën shqiptare - Tirana Today

Saimir Pirgu në Tiranë, projekti që risjell në skenën shqiptare

Sa herë që ai rikthehet në rrënjët e tij, shkakton zhurmë, lajm, dhe jo pak bujë! Sepse tenori Saimir Pirgu nuk është vetëm artisti shqiptar me famë botërore. Është më shumë se kaq! Është artisti që mbi të gjitha na bën të ndihemi krenar për origjinën tonë, dhe këtë fakt ai e shpreh kudo në media, intervista, e skenat më prestigjioze ku intepreton me virtuozitetin e pashoq.


Këtë herë, suksesin ai do e ndaj me gjithë dashamirësit e tij, miqtë, artistët, e të tjerë emra të njohur që do e ndjekin nga afër projektin e ri. Pas sukseseve maksimale në skenat botërore, Saimir Pirgu rikthehet në vendin e tij në një produksion të TKOB, në premierën e operetës “Die Fledermaus”, e cila do të mbahet në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Nëse edhe ju jeni gati për emocione të mëdha dhe të drejtpërdrejta nën interpretimin e të madhit Saimir Pirgu, opereta do të shfaqet për publikun në datat 31 Mars, si edhe 1, 2 dhe 3 Prill.


Kategori
KulturaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu