Kryesore

Rusia e implikuar në sulmin ndaj ish-agjentit? Putin:Shkoni në fund kësaj, pastaj flasim

               Publikuar në : 13:30 - 13/03/18 S.N

“Ndonjë gjë për të pranuar, Vlad? Kjo është mimika e Putinit,kur pyetet për implikimin e Rusisë në helmimin e agjentit të dyfishtë”, kështu e nisin artikullin mediat britanike teksa transmetojnë përgjigjen që Putin i dha gazetarit të BBC, kur u pyet për helmimin e ish-spiunit rus.

Kamerat kanë fokusuar buzëqeshjen e Vladimir Putinit kur u pyet nëse Rusia ishte përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Ai i tha Britanisë se “duhet të kuptohet shkakun në fillim”, kur u pyet për sulmin me agjentë nervor në Salisbury që iu bë agjentit të dyfishtë dhe vajzës së tij.

Ndërkohë që Theresa May tha mbrëmë se është “shumë e mundshme” që Rusia të jetë e përfshirë në helmimin e neveritshëm që iu bë 66-vjeçarit dhe vajzës së tij 33-vjeçare.

Por ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov këmbënguli që Rusia “nuk është përgjegjëse” dhe tha se ai kishte kërkuar mostra të agjentit nervor, një gjë e tillë është refuzuar.

Ministria e Jashtme e Kremlinit thirri ambasadorin britanik Laurie Bristoë, në mes të kësaj lufte gjithnjë e më të thellë midis dy vendeve, gjithashtu të gjitha vendet si Franca, Gjermania dhe Sekretari i Shtetit të SHBA, Rex Tillerson, kanë mbështetur Mbretërinë e Bashkuar.

Pas vërejtjeve të Kryeministres May, Putin u pyet nga gazetari i BBC Steve Rosenberg, nëse Rusia ishte përgjegjëse për tentativën e vrasjes që iu bë ish-spiunit.

Putini duke buzëqeshur tha: “Dëgjoni, këtu kemi të bëjmë me bujqësinë dhe siç e shihni, ne synojmë të krijojmë kushte jetese për njerëzit dhe ju po flisni për disa tragjedi. Dilni në fund të gjërave më parë, atëherë ne do ta diskutojmë atë”.

Një koment i shkurtër nga Putini erdhi pasi burimet e sigurisë dhe thanë se Skripal ishte helmuar nga një agjent i rrallë neurotoksik që vetëm një numër i vogël i laboratorëve në botë mund ta prodhojnë, duke përfshirë laboratorin Yasenevo, të drejtuar nga SVR ruse.

Shefi propagandist i Putinit pretendon se Britania helmoi Skripalin si pjesë e një përpjekjeje për të “ushqyer rusofobinë” dhe për të organizuar një bojkot të Kupës Botërore. TIRANA TODAY

Kthehu