Kronikë

Rrëzohet gjatë punës elektricisti shqiptar, shpëtohet me helikopter (emri)

               Publikuar në : 10:02 - 06/12/18 user

Aksidentohet gjatë punës një punëtor shqiptar 22-vjeçar, i identifikuar si Xhuljan Perlleshi, banor në Trevi.
Pasditen e së martës, më 4 dhjetor, rreth orës 15.30, për arsye ende nën hetim, i riu humbi ekuilibrin dhe ra gjatë punës së tij për rivendosjen e linjës së energjisë në një zonë të pyllëzuar të Livinallongo del Col di Lana.

I riu ishte i punësuar në kompaninë Ceb në Gubbio. Djali u transportua me helikopter në Spitalin e Bellunos , ku ka marrë lëndime të rënda. Ai ka pësuar një goditje në kokë. Sipas mjekëve ai do humbasë kujtesën. Por, nga ana tjetër bluzat e bardha bëjnë të ditur se ai nuk është në rrezik për jetën.
Ndërsa, për nxjerrjen e shqiptarit nga zona ku kishte rënë ishte dashur ndërhyrja me helikopter. /Përshtati: Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu