Rajoni - Bota

Rrezikohet takimi Trump-Kim Jong Un për shkak të …

               Publikuar në : 22:51 - 15/05/18 lm

Koreja e Veriut kërcënoi sot të anulojë samitin e parashikuar më 12 qershor mes kreut të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të manovrave ushtarake në Korenë e Jugut, njoftoi agjencia koreanojugore “Yonhap”.

Pheniani ka anuluar gjithashtu një takim të nivelit të lartë me Korenë e Jugut të parashikuar të mërkurën për të protestuar kundër manovrave ushtarake vjetore “Max Thunder” në të cilat marrin pjesë ushtritë koreanojugore dhe amerikane, theksoi “Yonhap”, duke cituar agjencinë zyrtare koreanoveriore KCNA.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu