Kultura

Rrëfehet Ermal Meta: Më erdhi turp nga Italia, kam bërë sherr për pikët në Eurovision

               Publikuar në : 18:49 - 01/06/18 lm

Një nga këngëtarët shqiptarë që po korr sukses jashtë Shqipërisë është pa diskutim Ermal Meta. Këngëtari u shpall fitues i Sanremo për këtë vit si dhe përfaqësoi Italinë në Eurovision. Gjatë ditës së sotme, Ermal Meta ka mbërritur nga Italia për në Tiranë, aty ku pritet të performojë sonte në një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’.

Në një konference për mediat, Ermal Meta ka pranuar se shqiptari që këndoi më mirë në Eurovizion këtë vit mes atij, Elenit dhe Eugentit ishte ky i fundit që përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa tha se i vinte turp nga Italia që nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë në Eurovision.

“Ishte një event i rrallë që ishin 3 shqiptarë në Eurovizion. Eugenti ka zë të mahnitshëm, nga të tre, ishte ai që këndoi më mirë. Ju falënderoj për pikët që më dhatë. Më erdhi turp nga Italia dhe të them të drejtën kam bërë një gjysmë sherri për këtë,” rrëfeu Ermali.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu