Futboll

Ronaldo flet pas golave: I lumtur, por dua Championsin

               Publikuar në : 18:48 - 16/09/18 Enno

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy golat e parë me fanellën e Juventusit në përballjen me Sassuolon dhe duket se kjo e ka lehtësuar shumë. Pas ndeshjes ai është shprehur për mediat: “Kam pasur pak ankth pas lëvizjes sime nga Reali i Madridit për në Juventus, ashtu si edhe shumë parashikime.”

Por ylli portugez për golat e tij sot dhe përshtatjen me kampionatin italian shprehet se është duke punuar shumë, po ashtu falënderon dhe shokët e skuadrës që po e ndihmojnë: “Jeta është e tillë. Unë jam duke punuar fortë me shokët e mi të ekipit të cilët më ndihmojnë shumë të përshtate me kampionatin e ri. Kam dashur të shënoj dhe ia dola, tani jam shumë i lumtur.

Champions League? Është kompeticioni që dua më shumë, shpresoj të kemi fat. Do të jetë një grup i vështirë, por nuk mund të presë. Është ora e Championsit.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu