Sport

Roger Federer thyen rekorde edhe kur nuk luan

               Publikuar në : 20:31 - 17/04/18 Enno

Roger Federer prej tre javësh nuk ka zbritur në fushë dhe kjo mungesë do të vazhdojë deri në qershor. Por edhe pse larg fushave ai vazhdon të thyej rekorde. Ai është tenisti i parë që arrin të jetë për 700 javë në “Top 4” tenistët më të mirë në botë, rezultat që nuk e ka arritur asnjë tjetër më parë. Tenisti zviceran, aktualisht numri 2 në botë, ka vendosur sot një tjetër rekord në karrierën e tij të lavdishme.

Federer, në shkurt të këtij viti, vendosi rekordin e tenistit më të vjetër që bëhet numri 1 në botë (36 vjeç), ndërsa sot arriti një tjetër rekord historik. Zvicerani është gjiashtu tenisti i vetëm që ka qëndruar mbi 300 javë në krye të renditjes botërore, mbi 500 javë në “Top 2” tenistët më të mirë në botë dhe mbi 600 javë në “Top 3” tenistët më të mirë në botë.

Këtë sezon, Roger Federer ka fituaer grand slemin e Australian Open, por pas iu mund në finalen e Indian Wells dhe më pas u eliminua në raundin e dytë të turneut Masters të Majemit, vendosi të bëjë dy muaj pushim. Zvicerani do të rikthehet në fushë në qershor të këtij viti, kur të nisin turnetë në fushat me bar, duke mos luajtur asnjë ndeshje në fushat me dhè, ashtu sikurse veproi edhe vjet.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu