Futboll

Rikthimi tek Tirana? Agolli: Mu deshën dy sekonda për të rinovuar

               Publikuar në : 22:36 - 14/06/18 Enno

Ansi Agolli ka një premtim për të mbajtur, që ta mbyllë karrierën tek bardheblutë e Tiranës. Por duket se edhe këtë sezon mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka ndërmend të transferohet në Tiranë, pasi ka rinovuar edhe për një vit me azerët e Qarabagut. Në këtë mënyrë ai do të luaj vitin e tij të 8 me ekipin e kampionatit Azerbajxhan-as.“U deshën vetëm dy sekonda për të rinovuar! Jam shumë i lumtur që lajmëroj se do të jem edhe për një vit te Karabak, që është bërë si shtëpia ime e dytë tashmë. Premtoj që do vazhdoj të luaj me të njëjtën grintë që kam treguar këto 8 vite këtu. Do të japim gjithçka që të ndërtojmë mbi suksesin e vjetshëm, dhe të arrijmë rezultate edhe më të mira këtë sezon”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu