Rajoni - Bota

Regjimi i Iranit burgos kritikët e tij. Dënon me 6 vite burg aktivisten Nasrin Sotudeh

               Publikuar në : 12:31 - 14/09/18 Bardhi

Regjimi iranian nuk të ndalur në dënimet ndaj opozitarëve dhe zërave kritikë ndaj tij. Një ndër to është edhe Nasrin Sotudeh, të cilën Teherani e dënoi në qershorin e këtij viti me 6 vite burgim.

Zyra e departamentit amerikan të Shtetit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut duke risjellë në vëmendje të arrestuarit nga regjimi iranian, i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe avokates, aktivistes, dhe fitues së Çmimit për Lirinë e Mendimit, “Saharov” Nasrin Sotudeh.

Regjimi i Teheranit e dënoi 55-vjeçaren Sotudeh me 6 vite burg për aktivitetin e saj mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ajo u arrestua në shtatorin e vitit 2010, ndërsa pas 3 viteve burgim ajo u arrestua sërish në 13 qershorin e këtij viti për t’u dënuar me 6 vite burgim.

Ajo u akuzua për “krime kundër sigurisë kombëtare” në përfaqësimin e grave që protestonin në mënyrë paqësore kundër ligjit të detyrueshëm të regjimit iranian për përdorimin e hixhabit.

Sotoudeh është një kritiket më të mëdha të sistemit të drejtësisë në Iran, një sistem i cili po dominohet nga forcat ekstremiste.

Ajo kishte kundërshtuar vendimin për të kufizuar numrin e avokatëve që mbrojnë klientët në rastet e lidhura me sigurinë kombëtare duke e cilësuar këtë si fundin për drejtën e mbrojtjes në sistemin e drejtësisë.

Sotoudeh, nënë e dy fëmijëve ka punuar gjithashtu edhe si avokate për të mbrojtur të drejtat e grave që kundërshtojnë mbajtjen e hixhabit në publik.

Ajo ka qenë një nga zërat e fortë opozitarë të regjimit iranian gjë e cila i kushtoi 3 vite burgim nga 2010 në 2013, për t’u arrestuar dhe dënuar sërish në qershorin e këtij viti me 6 vite burgim.

Ajo është nderuar me çmimin prestigjioz për Lirinë e Mendimit “Sakharov” nga Bashkimi Evropian më 2012.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu