Kronikë

Qëlloi Ramën me këpucë, 30 ditë burg për Iljaz Katirajn

               Publikuar në : 14:30 - 07/12/18 S.N

Personi që qëlloi kryeministrin Rama do të vuajë 30 ditë burg. Gjykata e Apelit ka dhënë masën 30 ditë heqje lirie për Iljaz Katirajn, i cili qëlloi me këpucë para pak ditësh drejt kryeministrit Rama.

Ngjarja ndodhi në Spitalin e Traumës, teksa 50-vjeçari vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe.

Situata e goditjes me këpucë u shmang nga truproja i kreut të qeverisë dhe forcat e policisë që arrestuan menjëherë burrin.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu