Editorial - Opinione

Radikalizimi i heshtur po e largon Ballkanin nga Evropa

               Publikuar në : 20:28 - 04/10/18 lm

Nga Valentina Brini “eastwest.eu”/ Bruksel – Në Shqipëri, Bujar Hysa u dënua me 18 vjet burg për nxitjene terrorizmit dhe rekrutimin e luftëtarëve për në Siri, ndërsa 8 shokët e tij,po vuajnë së bashku një dënim prej 108 vitesh burg. Në Maqedoni, 16 burra u akuzuan për krime në lidhje me luftimin në vendetë huaja, dhe në fund u dënuan me dënime nga 2-7 vjet heqje lirie.

Predikuesi mysliman Mirsad Omeroviç u dënua nga një gjykatë austriake me 20 vjet burg, për aktivitetet e rekrutimittëxhihadistëve. Në Bosnje, 13 persona nëçdo 100 mijë myslimanë janë radikalizuar, në Kosovë kjo normëështë 18 persona në 100 mijë myslimanë.

Në mesineproblemeve të së kaluarës, të hapura nga korrupsioni, tensionet etnike dhe fetare në Ballkanin Perëndimor,janë arrestuar dhjetëra militantë, të dyshuar si terroristët, duke umarrë nëpyetje për përfshirjen e tyre në pozicione të ndryshme në grupime terroriste si ISIS-i.

Nga viti 2012 deri në vitin 2016, njëkontigjent prej më shumë se 1 mijë njerëzish, burra (723), gra (155) dhe fëmijë (197) u larguan nga Ballkani Perëndimor për në Irak dhe Siri. “Gjatë 2 viteve tëfundit, xhihadizmi në rajon është ndalur, por jo radikalizimi.Është njëlloj sikur të kenë rënë për momentin në gjumë”-thaGerta Zaimi, studiuese në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Firences, gjatë një konference të organizuar në Bruksel,nga Fondacioni Europian për Demokraci në Parlamentin Europian.

Ikjet nisën të kishin një ritëm të qëndrueshëm në vitin 2012, ndërsa ISIS-i po përparonte në Siri dhe Irak, duke përdorur gjuhët dhe rrjetet sociale të Ballkanit për të tërhequr luftëtarë të rinj. Kulmi u regjistrua vitin e ardhshëm, më pas u ngadalësua, dhe u ndal në vitin 2016.

Vllado Azinoviç, ekspert i terrorizmit dhe profesor në Universitetin e Sarajevës, thotë se ngaata që u larguan disa vite më parë, kanë vdekur 233 persona, 464 ndodhen ende në Siri dhe Irak, dhe 319 janë rikthyer. “Një e treta e njerëzve janë kthyer në shtëpi, dhe për ta çdo vend ka një qasje të ndryshme. Në 2 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë të ikur, dhe as të rrikthyer drejt Lindjes së Mesme”- shton Zaimi.

Dhe pikërisht në qetësinë që duket në pamje të parë, “mbijnë” farat e radikalizmit. Jo vetëm në Bosnjë, ku prozelitizmi salafitka shkatërruar ndër vite identitetin kulturor dhe etnik, duke e kthyer atë në një identitet thjesht fetar. Por edhe në Kosovë dhe Maqedoni,ekzistojnëshenja të dukshme tëradikalizmit, tëtheksuara nga mungesa e përgjegjësisë politike dhe tensioneve ndëretnike.

Problemi është i vërtetë dhe social. Eduard Xhozef, profesor në Departamentin e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Xhon Hopkins në SHBA, e përmbledh kështu situatën:”Në Ballkan, ekziston përqendrimi më i lartë për frymë në Europë i luftëtarëve tëriatdhesuar, gati 300 të tillë, qëjanë përqendruar në vendet me pak banorë, në një kontekst shumë të fragmentuar social, nështete të dobëta dhe identitete të forta.

Në Europën Perëndimore shifratjanë të përafërta, por luftëtarët e huajtë rikthyer janë të shpërndara në vende me popullsi shumë më të madhe, dhe me aparate sigurie dhe shoqëri shumë të ndryshme, të mirë-pajisura për t’u përballur me këtëproblem”.

Veçkësaj është radikalizimi jo i dhunshëm, i brendshëm, qënuk ka të bëjë me ISIS-in. Ai ushqehet nga konfliktet e ngrira të së shkuarës, dhe me retorikën e ndezur nacionaliste,qëdëshiron të bllokojë rrugën e rajonit për në BE dhe NATO.Dhe ato që e financojnë këtë nuk janë vetëm Rusia dhe Turqia.

Edhe vendet e Gjirit Persik, po ndërhyjnë për t’iu kundërvënë hegjemonisë politike të BE-së –qëështëinvestitorja më e madh në rajon – dhe të përfitojnë nga hapja e ekonomive të gjashtë vendeve ballkanike.“Ka një kultivim të vazhdueshëm të ideve radikale, edhe kur ato nuk shkaktojnë akte dhune”- shpjegon Azimoviç.

“Narrativa e grupimeve ekstremiste të krahut të djathtë, përputhet shpesh me mosmarrëveshjet e pazgjidhura politike, disa prej të cilave janë të lidhura me ndikimet e huaja, në kërkim të një lufte hibride. Në disa raste, si në Bosnje, këto ideologji radikale nuk kufizohen vetëm tek grupet dhe individët, por janë bërë një element themelor i politikës tradicionale, dhe kanë një efekt të përbashkët:të ndalojnë hyrjen e rajonit në NATO dhe BE”.

Maqedonia, Bosnja dhe Kosova,ndodhen në fakt përpara zgjedhjeve, që janë të afta të ndryshojnëfatin e tyre dhe atë të mbarërajonit:referendumin mbi emrin, zgjedhjet politike dhe dialogu me Serbinë. Referendumi maqedonas, rezultoi një dështim:pas “Po”-së pro-europiane me 91.46 për qind, pati një pjesëmarrje shumë të ulët, vetëm 36.91 për qind,shumëlarg 50 + 1 përqindëshit që pretendohej nga qeveria.

Në këto kushte, ai rrezikon të “hapë një zonë të re” pranon Xhezef, ku destabiliteti, ekstremizmi dhe radikalizimi, mund të shkatërrojnë projektin e ndërtuar me vështirësi nga qeveria e Zoran Zaevit. Edhe “paaftësia për të njohur kërcënimet ekstremiste në Bosnje, dhe për t’u përqendruar në mënyrë obsesive mbi ngjarjes e së kaluarës, mund të dënojë rajonin me një model të kotë të zgjidhjeve të djeshme, të përdorura për problemet e së nesërmes”- thotë Azimoviç.

Çfarë duhet bërë? Përveç monitorimit të vazhdueshëm të Interpolit, Shtetete Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë të angazhuar në rajon me një qasje të ngjashme, por shumë pak përcaktuese. Ndalimi i kanaleve të financimit të grupimeve terroriste, dhe investimi tek të rinjtë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm:gjithçka ka të bëjë me zhdukjen e ideologjive endemike në këtë territor.

“Sfida”- thotë Radko Hokovski, themelues i think-tankut“European Values“, është një program për vitet 2018-2020, që përfshin të gjitha komunitetit, zhvillimet politike dhe civile mbi rolin e grave dhe fokusohet në rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer.Kjo do të thotë, përsërit shpeshkomisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johanes Han, “të eksportosh stabilitet, në mënyrë që të mos importoshdestabilitet”.

Ruajtja e kufijve dhe frenimi i ekstremizmave, është në interesin e plotë të Brukselit. Dhe për momentin, udhërrëfyesi për sigurinë diktohet nga strategjia e BE-së për rajonin, e publikuar shkurtin e këtij viti. Tek e fundit, kujton Xhozef, “Ballkani nuk është një pjesë e huaj e botës. Ai ështëpjesë e Evropës. Është e rëndësishme të mbahet mend kjo, pasi dëshira për t’u bërë pjesë e BE-së,është mënyra më efektive për të luftuar radikalizmin”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Kthehu