Qeveria malazeze “harron” të investojë në Ulqin - Tirana Today

Qeveria malazeze “harron” të investojë në Ulqin

Qeveria e Malit të Zi prej kohësh nuk ka bërë asnjë përpjekje për investime në Ulqin. Asnjë investim nga buxheti i shteti për vitin 2018. Kujtojmë këtu që dhe punonjësit e qeverisjes lokale në Ulqin kanë 4 muaj pa marrë pagat.


Kryetari i Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Omer Bajraktari tha se pushteti lokal në Ulqin është në gjumë. Bajraktari për „Dan“ tha se është e pamundur përgatitja cilësore e sezonit turistik pa investime në Ulqin.

“Gjithashtu, nuk kemi as programe për rregullimin hapësinor dhe vendime të tjera të cilat presin ditë më të mira”, deklaroi Bajraktari duke theksuar se gjatë negociatave për formim të pushtetit do të jetë  “tregti e ashpër me funksione dhe pozicione në administratë  nën ombrellën e zgjedhjeve presidenciale”.


Kategori
Mali i ZiTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu