“Qenke dobiç i madh ti! Mbylle ore legen!” Plas tek shorti i Superkupës (Video) - Tirana Today

“Qenke dobiç i madh ti! Mbylle ore legen!” Plas tek shorti i Superkupës (Video)

Çështja e arbitrave në Shqipëri është bërë problem edhe në basketboll. Ditën e sotme është hedhur shorti i gjyqtarëve të cilët do të arbitrojnë ditën e nesërme në Durrës, ku do të zhvillohet Superkupa e Shqipërisë në basketboll. Por gjatë këtij shorti ka pasru polemika të ashpra mes dy trajnerëve, ku është bërë “mollë sherri” arbitri vlonjat Erion Hoxhaj.


Polemikat kanë kaluar në ofendime mes trajnerit të Flamurtarit, Viron Toska dhe atij të Tiranës, Roland Avrami. Madje ata nuk i kanë kursyer edhe fjalët fyese karshi njëri-tjetrit, duke e bërë mjaft të rëndë situatën gjatë hedhjes së shortit. Gjyqtari në fjalë është nga qyteti i Vlorës dhe për këtë shkak, trajneri i Tiranës, Roland Avrami e ka kontestuar, por ky konstetim, ka hasur në reagimin e ashpër të Viron Toskës, i cili është përplasur verbalisht me teknikun tiranas, duke përdorur edhe fjalë fyese e tensionuar situatën, raporton Telesport.

Treshja e arbitrave që do të gjykojë këtë ndeshje, plotësohet nga Ervin Koçi dhe Edison Gjoni. Ndërkohë në përballjen tjetër, në basketboll për meshkuj, Tirana-Teuta, treshja e arbitrave përbëhet nga Erion Hoxhaj, Andi Bejko dhe Erlambi Tiko.


Kategori
BasketbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu