Kryesore

Protesta e studentëve vazhdon/Nesër mblidhen para Kryeministrisë

               Publikuar në : 18:31 - 06/12/18 lm

Studentët janë plotësisht të qartë se çfarë duan dhe nuk pranojnë plotësim gjysmak të kërkesave.

Ata janë shprehur nesër do të vijojnë sërish me protestën, dhe këtë herë do të mblidhen para Kryeministrisë.

Studentët e fakultetit juridik kanë publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ intinerarin e tyre për nesër.

Proteste studentore! Do mblidhemi në orën 8 para fakultetit ku do bllokojmë hyrjen , në orën 9

nga Sheshi Willson drejt Korpusit e më pas drejt kryeministrisë dhe

Ministrisë së Arsimit. Ju lutem merrni nga një kushtetute me vete, jeni të gjithë të ftuar’, shkruhet në njoftimin e shpërndarë më herët të studentëve.

Ndërkohë, pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka shfuqizuar pikën 4 të VKM-së që parashikonte tarifa shtesë për provimet e mbartura.

Studentet janë në protestë pa bindje politike. Këtë e dëshmon më së miri edhe një studente nga Kosova.

Të nderuara parti opozitare në Shqiperi; LSI e PD nuk kemi nevojë për ju, mos ejani, kjo s’është politikë, kjo quhet Lëvizja BASHKIMI KOMBETAR STUDENTOR! 1990 is BACK!, shkruan Njomza Avdullahu, në rrjetin social “Twitter”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu