Shpikja e fundit

Prodhohet varka elektrike që qëndron ‘mbi ujë’, kushton 245 mijë dollarë (Video)

               Publikuar në : 20:34 - 06/12/18 Enno

Varka e parë elektrike do të quhet “Candela Seven” dhe do të dalë në shitje për shumën 192 mijë paund. Ajo është një ndër varkat më të përsosura që është prodhuar deri tani, pasi mund të arrijë të njëjtën shpejtësi dhe distancë, pa krijuar asnjë lloj zhurme, me anijet tradicionale.

Inxhinierët suedezë, të cilët kanë prodhuar varkën elektrike janë të bindur që në pranverë të vitit 2019, ajo do të jetë dorëzuar tek personat që e kanë porositur tashmë. Varka do të ketë një gjatësi prej 7.7 metrash dhe në të mund të qëndrojnë deri në pesë persona.

Kjo varkë mund të përshkruaj një distancë prej rreth 50 milje detare (58 milje) dhe është ‘krejtësisht e heshtur’, sipas prodhuesit. Ajo është bërë nga fibra karboni dhe është projektuar me ‘hydrofoils’ për të qëndruar mbi sipërfaqen e ujit.

Duke qëndruar në një distancë të tillë mbi ujë, ajo e ka mjaft të lehtë të lundrojë deri në ujërat e cekëta. ‘Candela Speed ​​Boat AB’ u themelua në vitin 2014 nga CEO i saj Gustav Hasselskog.

Sipas z. Hasselskog, prodhimi i ‘Candela Seven’ është duke ecur në ritme të mira dhe deri tani janë porositur rreth 150 anije. Dhjetë të parat pritet të dërgohen tek klientët në fillim të vitit 2019.

‘Candela Seven’ është mundësuar nga bateria litium-jon dhe ngritjet e uljet janë të gjitha të automatizuar. Z. Hasselskog tha: “Konsumi i energjisë është zvogëluar me 75% në krahasim me varkat që janë prodhuar deri tani, duke ju lejuar të arrini një distancë të përafërt me atë të një varkë me benzinë.”

‘Candela Seven’ aktualisht ka një çmim prej 192,000 paund / 245,000 dollarë, megjithatë kompania planifikon të prodhojë modele më të lira në të ardhmen e afërt. Z. Hasselskog pranoi se kompania është aktualisht duke u fokusuar për të ulur çmimet në të ardhmen.

Ai shtoi: “Sot, në treg nuk ka anije elektrike me çmim të arsyeshëm. Ato janë ose shumë të ngadalta ose nuk janë rezistente. Prandaj, blerësit vijnë tek ne.” TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu