Politikë

Presidenti në krah të studentëve

               Publikuar në : 12:40 - 06/12/18 marsela

Pas zhurmës së madhe që u krijua nga protestat, presidenti Meta vë në dukje se po e ndjek këtë situatë. Në mesazhin e përcjellë për mediat, presidenti nënvizon se rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, mbi të gjitha i institucioneve. Po kështu, Meta apelon ndaj institucioneve përgjegjëse, që të marrin në dorë situatën, dhe ti japin zgjidhjen e duhur.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse, të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut, për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu