Lugina e Preshevës

Preshevari zë vendin e parë në konkursin e matematikës në Vranjë

               Publikuar në : 15:56 - 03/03/18 S.N

Një nxënës nga Presheva ka zënë vendin e  parë në garat për shkollat e mesme në lëndën e matematikës.

Bëhet fjalë për nxënësin Arben Ajredini, i cili fitoi vendin e parë në konkursin e organizuar në Vranjë.

Edhe pse konkurrenca ishte shumë e madhe, Arbeni u rendit i pari nga të gjitha shkollat e Republikës së Serbisë, duke grumbulluar më shumë pikë.

Edhe kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ofroi atij mbështetje në çdo aspekt që Arbeni të përfaqësojë Preshevën edhe nëpër gara të tjera.

Arbeni është nxënës i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë në vitin e parë.

Kthehu