E premte, 24 Shtator, 2021
7.5 C
Tirana

Prapaskenat e ‘trios’, Erdogan, Rama dhe Thaçi në deportimin e 6 turqve

Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kishte një ditë më parë në Tiranë në një vizitë të beftë dhe jozyrtare. Thaçi zhvilloi një takim me kryeministri Edi Rama, por për këtë takim nuk u fol asgjë zyrtare.

Takimi u zhvillua në ambiente informale dhe u raportua se temë ishin tensionet mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, të akuzuar si terroristë nga Erdogan.

Por, kryeministri Edi Rama mohoi se atij i është kërkuar që të ndërmjetësojë tek presidenti turk.

“Prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim! E gjithë kjo ishte një histori e prodhuar që është më shumë se ç’mund të tresim. Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit… s’po e them atë fjalën turke (kazan), se pastaj mërziteni ju!”, iu përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes së Top Channel.

Thaçi ka marrëdhënie të mira me presidentin turk Erdogan dhe si president i Kosovës i cilësoi personat e depërtuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.

Kundër këtij veprimi ka dalë hapur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e Shërbimit Informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplasje ballore me presidentin turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.

Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë.

Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha kërcënon me shkarkim kreun demokrat

Kryedemokrati Basha e bëri të qartë në një deklaratë për mediat, se nuk ka asnjë forum që kthen pas vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit...

Vishaj-Llallës: Vetë na i mësove “peshqit e mëdhenj”, dil dhe trego kush janë

Policia zbarkoi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Adriatik Llallës, pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme,...

Llalla është arratisur jashtë vendit? Kim kërkon të tjera goditje të bujshme

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dyshohet se është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata...

FOTO/SPAK nxjerr urdhër arresti, policia i shkon në shtëpi ish-kryeprokurorit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është dënuar me burg, pas shumë seancash gjyqësore, zvarritjesh dhe debatesh. Vendimi në fjalë është marrë dje...

Zhvillimi i Ekonomisë Blu, Shqipëria kërkon 80 milionë USD borxh tek BB

Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër hua tek Banka Botërore dhe këtë herë nën një projekt për Zhvillimin e Ekonomisë Blu. Bëhet fjalë për...