Futboll

Portieri që ka fituar Championsin rrëfen vrasjen e parë që ka kryer: Ndjeva zemrën…

               Publikuar në : 17:45 - 16/09/18 Enno

Në Champions Leaguen e vitit 1984, ku Liverpool mposhti Romën në “Olimpico”, në portën e “The Reds” ishte një portier i cili do të mbahet mend për lëvizjet më provokuese në vijën e portës. Por ajo që fshihte portieri, Bruce Grobbelaar, është një dhimbje e madhe, ku bëhet fjalë për ngjarjet që ka kaluar para se të bëhej pjesë e futbollit pasi ka qenë pjesë e luftës.

Portieri, për të gjitha këto ka folur në librin “A life in a jungle” (Një jetë në një xhungël), që është publikuar me pjesë nga “Mail On Sunday”. Ai është me origjinë nga Zimbabve, para se të bëhej portier dhe të luante 400 ndeshje në radhët e Liverpool, Bruce Gobbelaar ka qenë pjesë e Shërbimit Kombëtar, teksa ka marrë pjesë në luftën civile që ka copëtuar vendin në vitet 1964-79-të.

Në librin që tashmë është botuar, ai tregon herën e parë kur ka qenë i detyruar të marrë një armë në dorë që vazhdon ta përndjekë Grobbelaar: “E mbaj mend akoma herën e parë kur kam qenë i detyruar të vras dikë. Më duket sikur i shoh akoma sytë e tij”, shkruhet në librin e tij. “E shikova, ndjeva zemrën të më rrihte, por duhej të tërhiqja këmbëzën dhe të qëlloja. Nuk ndjeva asgjë, vetëm një lehtësim se kisha qëlluar para se ta bënte ai”.

Kthehu