Kronikë

Policia merr në mbrojtje familjen e autorit të masakrës në Mat

               Publikuar në : 19:40 - 11/10/18 lm

Policia e Shteti ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes së trefishtë që u regjistruar sot në Mat.

Autori i vrasjes sipas policisë është Kujtim Hoxha, ndërsa nga frika e ndonjë hakmarrjeje, Policia ka marrë menjëherë në mbrojtje duke i paraprirë kështu parandalimit të situatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare punonjësit e Bashkisë, Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe Hamit Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.

Ata kanë pasur një konflikt me një banor të fshatit që ka qëlluar drejt tyre me automatik. Në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.

Kthehu