Kronikë

Policia e Vlorës kap gomonen me drogë, në kërkim trafikantët

               Publikuar në : 17:38 - 16/05/18 lm

Policia e Vlorës ka kapur një gomone në Karaburun, brenda të cilës kishte disa pako me drogë. Mjeti i lundrimit 7 metra i gjatë ishte i braktisur. Ndërkohë po punohet për identifikimin e pronarëve të saj.

Në gomone janë gjetur disa bidonë me benzinë dhe një sasi kanabisi. Policia ka qenë në patrullim normal kur është konstatuar gomonia, ndërsa mësohet se bëhet krehja e zonës për të gjetur ndonjë sasi tjetër të fshehur të lëndës narkotike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e pronarëve të mjetit lundrues.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu