Kronikë

Policia dhe FNSH blindojnë Vlorën

               Publikuar në : 12:26 - 14/09/18 marsela

Qyteti bregdetar i Vlorës është zgjuar sot nga forcat e policisë.

Ky qytet është blinduar që në orët e para të ditës nga forcat e shumta të policisë dhe FNSH, ndërsa mësohet se pas këtij aksioni blic, është shoqëruar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Burime ende jo zyrtare thonë se dyshimet e para janë se personi i shoqëruar posedonte armë dhe drogë. Aksioni ka ndodhur në lagjen “Partizani”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu