Futboll

Pogba “shok për kokë”, shtyn arbitrin për të mbrojtur Mbappe (Video)

               Publikuar në : 19:11 - 12/10/18 Enno

Kampionët e botës, Franca u ndal në një barazim 2-2 nga Islanda të enjten në mbrëmje. Kylian Mbappe ai që shpëtoi francezët nga humbja, pasi shënoi dy gola në pjesën e dytë. Talenti i PSG-së bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe ishte i pandalshëm, duke acaruar jo pak lojtarët islandezë, që bënë gjithçka për ta ndalur.

Paul Pogba u bë protagonist në këtë sfidë në fundin e takimit, edhe pse luajti vetëm pjesën e parë dhe nuk bëri paraqitjen që pritej. Por në minutat e fundit një ndërhyrje e ashpër ndaj Mbappe ka bërë që i gjithë stoli i Francës të vërsulet në fushë.

Pogba ishte më i acaruari dhe fillimisht përplaset me islandezët dhe më pas i kthehet gjyqtarit duke e shtyrë atë, e më pas krijohet kaos në fushë.

Kthehu