Politikë

“Po u hedh hi syve”, qytetarët sulmojnë Ramën: Je mjeshtër i mashtrimit

               Publikuar në : 19:55 - 06/12/18 Enno

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të studentëve të universiteteve publike në vend. Mes të tjerash studentët kërkuan përmirësimi i kushteve në konvikte. Por Rama përmes një postimi në “Facebook” ka dhënë një ‘provë’ se si po punon qeveria e tij për arsimin.

Por ky projekt nga kryeministri nuk është pritur aspak mirë nga komentuesit, të cilët e kanë sulmuar duke i thënë se “po i hedh pluhur syve të studentëve”, “je mjeshtër i mashtrimit” apo “të jetosh në Kështjellë nuk është njësoj sikur ta kalosh muajin me 25.000 lek”.

Një komentuese e revoltuar shruan: “Mendoj se ky projekt eshte per tju hellur pluhur syve studenteve ….ke frik eee … studentet jan e arthmja e shqiperis e nese populli nuk eshte i kenaqyr me ty dhe punen qe ke bere deri tani per kete popull kan plotesisht te drejt te heqin … sepse nese te gjith jan te nje mendimit mendoj se juve zoti kryeministe nuk jeni i denje te jesh kryeministe… ti me rrogat qe kan shqiptaret nuk mund te vesh taksat qe ka europa ….”

Por kryeministri nuk heziton që ti përgjigjet: “jo s’eshte per t’i hellur hi syve askujt po per te pare te verteten ne sy dhe sa per taksat qe ka Europa, me siguri se keni idene cfare flisni sepse Shqiperia ka taksat me te uleta ne rajon mbi rrogat e po ashtu mbi biznesin e vogel dhe tarifat me te uleta per universitetet!”

Më poshtë janë edhe disa reagime të tjera:

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu