Kronikë

Plumb në kokë të moshuarit, familjarët nxjerrin provat: E qëlloi RENEA

               Publikuar në : 13:01 - 14/09/18 marsela

Pas deklaratës së policisë, e më pas përmes pamjeve të zbardhura nga deputeti demokrat Murrizi, lidhur me plagosjen e një të moshuari, është familja Lika ajo e cila jep versionin zyrtar. Familjarët kanë dhënë detaje të reja nga incidenti i shënuar në operacionin blic të mëngjesit të sotëm në fshatin Remas në Divjakë. Fillimisht, policia tha se i moshuari kishte dalë në dritare, dhe kishte qëlluar me çifte në drejtim të policisë.

Dyshohej se strehonte dy vrasës në banesë, deputeti demokrat nxjer blof RENEA-n

Sipas familjarëve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA i janë drejtuar banesës së shtetasit Haxhi Lika, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të saj.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur me plumb në kokë 77-vjeçari Haxhi Lika, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Erdhi policia në 4 të mëngjesit, qëlluan me armë nga jashtë, dhe goditën xhaxhain në gjumë, pastaj bënë kontroll. E kanë kthyer shtëpinë përmbys”, thotë nipi i Haxhiut për “News 24”.

I pyetur lidhur me versionin e policisë, se po kërkonte në atë banesë dy persona të shpallur në kërkim për vrasje, ai tha se: “Jo në këtë familje, por në gjithë fisin tonë nuk ka të kërkuar policia”.

Kthehu