“Plumb në ballë do t’i jepja”, ish-deputeti shqiptar kërcënohet me vdekje - Tirana Today

“Plumb në ballë do t’i jepja”, ish-deputeti shqiptar kërcënohet me vdekje

Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, ish-deputeti shqiptar i Maqedonisë Ziadin Sela vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me kërcënimet me vdekje nëpërmjet rrjeteve sociale.



“Kursum vo glava bi mu dal…(plumb në ballë do ti jepja)”; “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…; “Duhet të vritet”, janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së.

Nga kjo parti thonë se rrjetet sociale janë të mbushura me kërcënime ndaj kryetarit të tyre, por nëse është ngritur kallëzim penal për kërcënimet ndaj Zaevit, atëherë policia të bëj punën e saj si për të gjithë.
Vetëm pak muaj më parë Ziadin Sela u masakrua brenda Kuvendit të Maqedonisë dhe mbijetoi vetëm pasi autorët kujtuan se kishte vdekur.



MPB njoftoi se do të ngrejë padi penale kundër një personi që përmes “Facebook”-ut ka kërcënuar me vrasje kryeministrit Zoran Zaev.





“Deri tani janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënime ndaj kryeministrit, dhe se të gjitha ato janë dokumentuar, duke njoftuar edhe Prokurorinë Publike.
Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së në përputhje me kompetenca ka dokumentuar dhe procesuar mbi 30 raste ku përmes rrjeteve sociale janë kërcënuar bartës të funksioneve shtetërore, por edhe keqpërdorimi i të dhënave të tyre.
Por së fundi është rasti me kryeministrin Zaev që një person, konkretisht një shtetase përmes profilit të saj në ‘Facebook’ ka kërcënuar Zaevin, dhe pas saj janë kërcënuar edhe persona të tjerë që janë evidentuar”.

MPB në koordinim me policinë ndërkombëtare dhe rrjetin social “Facebook”, do të bëjë kallëzim penal./INA/


Kategori
MaqedoniTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu