Kronikë

Plasin armët sheshit, tjetër plagosje sot në zonën e Selitës

               Publikuar në : 13:10 - 12/10/18 S.N

Ditët e fundit, ka pasur një numër të madh plagosjesh e vrasjesh me armë zjarri. Teksa vetëm ditën e djeshme pati 5 të vrarë, sot ka ndodhur një plagosje.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Selitës, ku është plagosur një 18-vjeçar. I plagosur ka mbetur shtetasi M.SH., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh.,  18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut. Dyshohet konflikt i çastit për motive të dobëta.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu