Shqipëria

Plane për në plazh? Ja si do të jetë moti për sot

               Publikuar në : 07:26 - 13/08/18 marsela

Edhe për sot, temperaturat do të jenë favorizuese për të shijuar rrezet e diellit dhe detin. Vijon mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, deri pas mesditës, kur vranësira lokale zhvillohen në zonat malore, duke gjeneruar shira afatshkurtër kryesisht në veri-verilindje.

Mbrëmja sjell shtim të vranësirave ne vend, kryesisht në jug dhe qendër. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita, kryesisht në perëndim të vendit.

Kthehu