Mali i Zi

Plagoset gazetarja malazeze, ja ç’po bënte

               Publikuar në : 11:34 - 09/05/18 user

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.

“Olivera Llakiç u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviç.

Llakiq 49 vjeçe, punon në gazetën “Vijesti”  është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, ku është goditur disa herë në kokë.

Damjanoviç tha se policia “do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiç është shumë shqetësues.

“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Twitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.

Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole./REL

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu