Foto Galeri

Pesë vjet nga vdekja e babait, vajza e Paul Walker feston ditëlindjen

               Publikuar në : 13:18 - 06/11/18 user

Kanë kaluar 5 vjet, që kur ylli i Fast & Furious Paul Walker vdiq në një aksident në nëntor të vitit 2013. Vajza e tij Meadow, të dielën ka mbushur 20 vjeç. Me rastin e ditëlindjes së saj ajo ka postuar një tortë me dy qirinj në rrjetin social Instagram.

Tani  ajo është rritur dhe është model për brezin e saj. Ajo e ka kaluar me shumë forcë dhimbjen e ndarjes nga jetë të babait. Një vit më parë ajo ka lëvizur nga Hawaii. Atje ajo u rrit nga nëna e saj Rebecca Soteros, në shtëpinë e Paul në Santa Barbara, Ca.

Familja e Paul foli për marrëdhënien e tyre në një dokumentar rreth jetës së tij, “Unë jam Paul Walker”, i publikuar më 11 gusht.

“Ai donte të ishte baba. Ai ishte aq krenar për të”, tha vëllai i tij, Cody, 30-vjeç, në atë kohë.

Mëngjesin e vdekjes së tij, më 30 nëntor 2013, Paul dhe Meadow do të shkonin të blinin dhe të dekoronin pemën e Krishtlindjes.

Por ai më parë kishte shkuar për të hapur një fondacion bamirësie. Aktori po ushtonte me mikun e tij Roger Rodas, i cili drejtonte mjetin. Makina u aksidentua dhe shpërthyer në flaku dhe të dy gjetën vdekjen./ TIRANA TODAY/

Kthehu