Përplasja me Turqinë në Egje, ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur - Tirana Today

Përplasja me Turqinë në Egje, ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur

Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia nuk po kontribuon në shmangien e trazirave në rajon. Deklarata e tij u bë pas incidentit të ri midis dy anijeve të rojës bregdetare turke dhe greke. Incidenti ndodhi në orët e para të së martës, pranë ishullit Imia të kontestuar nga Turqia. Zëdhënësi grek ka shtuar se qeveria greke do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit.


Duke iu referuar kërkimeve për hidrokarbure në një prej Zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, të cilën Ankaraja e konteston, ashtu si dhe disa prej ishujve greke të Egjeut, Presidenti turk Erdogan me një deklaratë të ashpër ka paralajmëruar Athinën dhe Nikosinë të mos bëjnë hapa të gabuara, duke tejkaluar cakun në Qipro dhe Egje.

Ndërkohë, xhiron e mediave greke po bën prej mëngjesit të së martës deklarata e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.

“E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdhëniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë, shkruan TCH. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”- ka thënë ai.

Anija turke UMUT ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos 090, me 27 persona të ekuipazhit në bord, duke i shkaktuar dëme.

Menjëherë ajo është çuar në ishullin Leros, ndërsa anija turke është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë. Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.


Kategori
RajoniTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu