Shqipëria

Përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave

               Publikuar në : 07:36 - 07/12/18 marsela

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin, deri në mesditë, ku pritet shtim i vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Gjatë pasdites vranësirat do të jenë të dukshme në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 gradë deri në 19.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu