Kuriozitete

Përlotet Elvana në koncert, momente prekëse për këngëtaren

               Publikuar në : 18:27 - 11/10/18 S.N

Elvana Gjata është këngëtarja që së fundmi ka qenë më shumë se kurrë në vëmendjen e medias shqiptare.

I dashuri i saj u përfshi në sherrin e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti një i vrarë dhe u plagosën 2 të tjerë. Tashmë, Ervin Mata por edhe vetë Elvana Gjata janë shpallur në kërkim policor.

Të afërm të këngëtares u shprehën jashtë kameras se Elvana u largua nga Shqipëria pasi kishte një koncert. Megjithatë, dyshimet janë se ajo iku për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Madje, Elvana dyshohet se është shkak për zënkën në lokal. Faqja “Vip shqip” ka publikuar dy ditë më parë një video të Elvanës. Nuk dihet nëse kjo video është filmuar së fundmi, pas ngjarjes së rëndë.

Teksa këndon hitin e saj “Më fal”, Elvana shfaqet e përlotur. Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet pozitive, por edhe negative në adresë të këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

Elvana me lot në sy kendon kengen “Me fal”. Te jete dedikim per dike apo …? @elvanagjataaaa

A post shared by Foto Vip Shqiptar (@vip_shqiip) on

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu