Përkeqësimi i motit/Policia shton patrullimet në akset rrugore - Tirana Today

Përkeqësimi i motit/Policia shton patrullimet në akset rrugore

Nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e të parandalohen aksidentet rrugore, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.


Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, po monitorojnë situatën dhe trafikun në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive.

Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë normat e sjelljes në rrugë.

Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugës dhe nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe dhënien e ndihmës në rrugë.

Policia Rrugore me patrullat e saj, porosit që në zonat ku mund të bien reshje dëbore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullimin në rastet kur rruga është e mbuluar me dëborë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Në ndihmë të Policisë Rrugore në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, janë edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse. Në gatishmëri në rast nevoje janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier.


Kategori
KronikëShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu