Përfaqësuesit e Erdogan vizitojnë Preshevën para takimit historik - Tirana Today

Përfaqësuesit e Erdogan vizitojnë Preshevën para takimit historik

Një delegacion i lartë i forumit rinorë të Partisë për drejtësi dhe zhvillim e kryetarit aktual të Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan ka qëndruar për vizitë në Luginë...

Një delegacion i lartë i forumit rinorë të Partisë për drejtësi dhe zhvillim e kryetarit aktual të Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan ka qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës.



Ata realizuan takime me përfaqësues të jetës politike e shoqëre në Preshevë dhe Bujanoc me të cilët bashkëbiseduan mundësitë e bashkëpunimit, shkruan Titulli.com.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm në Preshevë. Erdogan do të takohet me homologun serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Edi Rama. Burimeve diplomatike konfirmon se takimi do të zhvillohet në muajin qershor.



Takimi zhvillohet si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të rritur bashkëpunimin në Ballkan. E ngjashme me vizitën e Novi Pazarit, ku Erdogan do të prezantojë një plan investimesh në ndihmë të popullsisë, edhe në Preshevë pritet të jepet mesazhi i kontributit të Ankarasë për të stabilizuar raportet në Ballkan.





Në objektin e shtëpisë së kulturës në Preshevë mbajtën një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe rininë e partive politike.

Rinia e partisë së Rexhep Taip Erdoanit shpalosi disa ide të bashkëpunimit të mundshëm më këtë rajon.

Pjesë e delegacionit nga ishin İskender Karakaya- Nënkryetar i Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI”, Enes Yaylacı antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI”, Soner Yalçın antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI” dhe shef i kabinetit të kryeministrit.

Ky takim është organizuar nga  Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Koperim në Preshevë.


Kategori
Lugina e PreshevësTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu