Përballja e madhe pas 20 vitesh, çfarë u tha në duelin televiziv Zaev-Mickoski - Tirana Today

Përballja e madhe pas 20 vitesh, çfarë u tha në duelin televiziv Zaev-Mickoski

Për herë të parë pas 20 vitesh, u përballën në një duel televiziv liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase. U takoi të mërkurën në mbrëmje që përballë të ishin: Zoran Zaev i LSDM-së në pushtet dhe Hristijan Mickoski i VMRO-së opozitare.


I shumëpritur për publikun, ky duel solli akuza për nepotizëm, revanshizëm politik, korupsion, here pas here në nivel të ulët komunikimi, akuza të hedhura pa hesap. Debati i gjatë prej një orë e gjysmë nuk solli asgjë të re dhe asgjë të panjohur për publikun.

Ndër të tjera, mes tyre pati shpërthime dhe për çshtjen e emrit. Zaev pyeti Mickoskin se çka është ajo që u pengon tek propozim –emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, e Mickoski tha se partia e tij mbetet në qëndrimin se janë kundër ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të ndërrimit të emrit kushtetues.

“25 vite Maqedonia ishte e bllokuar në rrugën drejt BE-së. Çfarë nëse nuk zgjidhet kontesti në 10 vitet e ardhshme?” Kjo është udhëheqësia. Në fund do të ketë referendum, qytetarët do të vendosin. Më trego se çfarë ju pengon Ilindeni dhe emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”? Është lehtë të thuash se je kundër, pa argumente. Edhe opozita duhet të jetë përgjegjëse në këtë proces. Besoj se duhet të mundohemi, sepse zgjidhja është dinjitoze. Tash jemi më afër”, tha Zaev.

Mickoski akuzoi se Zaevi e ka tradhtuar vendin me pranimin e emrit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, por nuk u përgjigj se çka i pengon atij që “Ilindeni” të qëndron te emri.

Sipas kryeministrit, sot flitet hapur për gjithçka, si dhe për atë që po ndodh në gjyqësor në vend.

“Besoj se situata nuk është e shkëlqyeshme, ende nuk ka ndryshime të personelit në gjyqësor. Këto janë minimale, të vogla, janë të njëjtët njerëz që me siguri duhet të bëjnë reformën më të madhe në kokën e tyre, duke filluar me ne politikanët, gjyqësorin dhe madje edhe me mediat, administratën shtetërore, komunitetin e biznesit të gjithë. Besoj që reformat do të legalizohen formalisht me ligje, por zbatimi i tyre varet nga njerëzit. Në mënyrë që të kemi implementime cilësore, duhet të kemi transparencë, të jemi të hapur dhe akses për publikun dhe qytetarët. Të gjithë ne përfundimisht u shërbejmë qytetarëve”, tha Zaev.

Ai gjithashtu u fokusua edhe  në procesin gjyqësor i cili zhvillohej  kundër tij në rastin “Rryshfeti”, për të cilin gjykata shqiptoi lirimin nga aktakuza.

Procedura që zhvillohej kundër meje ishte tekstualisht e hapur për qytetarët, e ndoqën në mënyrë transparente. Kështu ishte edhe me rastin me ish kryeministrin Gruevski, ndaj rasteve të tjera ku publiku dëshiron të ketë përkushtim dhe vëmendje. Këtë e vlerësoni ju gazetarët, ju jeni atje, në gjykata, nganjëherë me kamera, nganjëherë direkt, në portalet mund të lexoni gjithçka. Unë besoj se gjyqësori në Maqedoni është në rrugë të mbarë për të qenë i pavarur dhe për të ndarë drejtësinë. Ligji në Maqedoni duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë”, tha Zaev.

Mickovski replikoi se ai ishte në një pozitë krejtësisht të pabarabartë me kryeministrin, sepse, tha ai, ai u fal tri herë për krim – një herë nga ish-presidenti i shtetit për rastin Global në Strumicë, për herë të dytë nga PSP në rastin Puç. Ai vuri në dukje se megjithëse ishte premtuar pamjet për rastin “Ryshfet”, ato nuk u janë lëshuar gazetarëve dhe se nëse ka një gjyqësor të pavarur, ai do të dënohej për ryshfet.

“Pavarësia në gjyqësor është një reformë kyçe. Tani kemi një gjyqësi më të varur dhe më të robëruar se kurrë më parë në Maqedoni. Ne kemi një kryeministër shteti që i qëllon aktgjykimet, i cili thotë nëse do të lirohet”, tha Mickovski


Kategori
MaqedoniTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu