Kryesore

Pedagogu ia kthen Nikollës: Tarifa ra, vijojmë me kërkesat e tjera

               Publikuar në : 14:02 - 06/12/18 marsela

Protestat e studentëve kanë dhënë frytet e para.  Tashmë studentët, të pakënaqur vetëm me plotësimin e një prej pikave, vazhdojnë protestën duke kërkuar arsim falas. Asnjë prej tyre nuk beson në fjalën e ministres Nikolla, por duan çdo gjë të dokumentuar.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se nga sot do të shfuqëzohet pika 4, që nënkupton heqjen e tarifës për provimet e prapambetura. Por pedagogu i Gazetarisë Ervin Goci, thotë se nuk duhet të ndalet me kaq, por të vazhdohet me kërkesat e tjera, të cilat i rendit si më poshtë:

“Tarifa ra, tani ecim me kerkesat e tjera:

  1. Përgjysmim tarifash
    2. Karta e studentit me të gjitha lehtësirat
    3. 50 % e votës për të zgjedhurit nëpër universitete t’i kalojë direkt si e drejtë studentëve
    4. Investim urgjent në qytetin e studentëve për përmirësimin e kushteve
    5. Pajisje e bibliotekave dhe laboratorëve me logjistikën dhe bazën materiale të plotë, sipas të gjithë standarteve”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu