Shqipëria

Pastrojnë ambientin pas protestës, studentët: Ne jemi shembullorë, jo katranjosë

               Publikuar në : 16:24 - 06/12/18 Enno

Protesta e studentëve është mbyllur për ditën e sotme, e cila do të përshkallëzohet në ditët në vazhdim dhe do të vazhdojë sërish nesër.

Pas protestës këmbëngulëse dhe pa ngjyra politike, studentët kanë dhënë dhe një shembull pozitiv: duke pastruar ambientin pas protestës. Një gjest i tillë nuk është parë më parë në protestat që janë zhvilluar në Shqipëri.

Një nga studentet u pyet live nga Erjon Skendaj, se përse po pastrojnë. Dhe ajo u përgjigj duke thënë:

“Ne jemi shembullorë, ata thonë që jemi katranjosë, por nuk ka mundësi që 5 mijë studentë të jenë katranjosë.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu