Foto Galeri

Pasi Norën e kritikuan për kërcimin seksi, Robert Berisha ka dy fjalë për të

               Publikuar në : 13:49 - 14/07/18 user

Nora Istrefi dhe Robert Bersisha janë një nga çiftet më të komentuara nga mediat online. Ata kanë qenë së fundmi në vëmendje të publikut për shkak të sherrit të bujshëm me kunatën e tyre këngëtaren Tuna.

Përveç kësaj Nora u kritikua pak javë më parë nga ana e fansave për shkak të kërcimit provokues që bëri në klipin e këngës së saj “As ni gotë”.Të shumtë ishin ata që e ofenduan këngëtaren, duke i përmendur se është nënë dhe nuk duhet të provokojë me lëvizje të tilla.Mirëpo bashkëshorti i saj, Roberti, i ka dal në mbrojtje dhe është shprehur në një intervistë për ‘Mirage’ se ai ka qenë i pranishëm gjatë atyre skenave, e madje i bën thirrje të gjithë grave që të ushtrohen që të kenë një fizik si Nora.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës atje së bashku me Norën. Ajo është veshje për kërcim dhe nuk ka se si të dalë e veshur ndryshe. Madje unë lutesha që Nora ta realizonte kërcimin njësoj si në prova. E kam përkrahur dhe do ta përkrahë gjithë jetën. Kur bëhesh nënë, jeta mbaroka sipas atyre njerëzve që kanë bërë ato lloj komentesh. Unë do të doja që të gjitha nënat të shkonin për fitness, të ushqeheshin shëndetshëm edhe t’u dilnin bashkëshortëve të tyre sa më të bukura. Shpresoj që shumë femra të showbizit shqiptar të duken aq mirë në moshën e Norës edhe kur të bëhen nëna. Mos të ndalojnë as fitnessin, as kërcimin, as veshjet provokative. Është viti 2018-të”,- tha Roberti.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu