Media Sociale

Pasi largohet, inxhinieri i nxjerr ‘të palarat’ kompanisë Facebook

               Publikuar në : 19:19 - 11/10/18 lm

Brian Amerige, inxhinier i Facebook-ut që shkaktoi debat me kritikat e tij për atë që ai e quajti një “monokulturë politike”, që është “jotolerante” ndaj konservatorizmit, po largohet nga kompania.

Në një memo të gjatë të shkruar me rreth njëmijë fjalë për bashkëpunëtorët e Facebook, Amerige, menaxheri inxhinier, shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar, duke “qortuar” “monokulturën” politike dhe strategjinë e PR, megjithatë duke deklaruar dashurinë e tij për “misionin” e Facebook-ut.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një vit gjatë të cilit industria e internetit është tronditur nga problemet që shkojnë nga skandalet e privatësisë deri në përhapjen e keqinformimit, letra lamtumirës e Amerige përshkon frustrimet dhe sfidat që Facebook po lufton, transmeton tg.

“Largimi im nuk është sepse mendoj se këto çështje janë të padurueshme. Këto probleme mund të zgjidhen – jo vetëm nga unë”, ka shkruar ndër tjerash Amerige.

Kthehu