Kosova

Pas tre herë dështimi, vjen shansi i fundit i Demarkacionit

               Publikuar në : 09:56 - 12/03/18 user

Pas 3 dështimeve të një pas njëshme për të ratifikuar Marrëveshjen e  Demarkacionit, duket se për Kuvendin e Kosovës këtë javë do të jetë shansi i fundit për ta kaluar.

Pritet që marrëveshja për kufirin, e arritur me Malin e Zi, të kaloi këtë javë pas votimit nga deputetët kosovarë. Për t’u ratifikuar duhet që të marrë 2/3 e votave në kuvend.

Dihet se lista e deputetëve serb dhe ata të Vetëvendosjes janë shprehur kundër votimit të Demarkacionit dhe Juncer në vizitën që bëri pak ditë më parë në Prishtinë e tha qartë se ratifikimi i tij, është një nga pikat që Kosova duhet të plotësoi për të marrë liberalizimin e vizave.

Megjithëse ende nuk është njoftuar mbi një konsensus të arritur me partitë e opozitare, të cilat kundërshtuan hapur Demarkacionin.  

Politikanët e Kosovës janë shprehur optimistë dhe janë të sigurt që votimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit do të jetë pika që do të hapi rrugë për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu