Rajoni - Bota

Pas anulimit të takimit me Kim Jong, Trump: Bota humbi një mundësi të artë

               Publikuar në : 18:47 - 24/05/18 lm

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka anuluar samitin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Në një konferencë për median, Trump theksoi se bota humbi një mundësi të madhe për paqe të qëndrueshme.

Vendimi i Presidentit erdhi pas “zemërimit të madh dhe armiqësisë së hapur” në një deklaratë të fundit të Koresë së Veriut.Samiti synonte të shpëtonte gadishullin korean nga armët bërthamore dhe Trump të ishte udhëheqësi i parë amerikan që takonte një lider të Koresë së Veriut.

Por të dyja palët së fundmi po kërcënonin me anulim takimi pas hedhjes së fjalëve kundrejt njëri-tjetrit.

Njoftimi i Trump erdhi vetëm disa orë pasi Koreja e Veriut tha se kishte shkatërruar bazën e testimeve bërthamore në prani të gazetarëve nga e gjithë bota.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu