Kryesore

Paralajmërimi i avokatit: Në Shqipëri do kemi vrasje të karakterit politik!

               Publikuar në : 07:19 - 12/10/18 marsela

Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik. Kjo deklaratë është dhënë nga avokati Spartak Ngjela. Ai ka tronditur opinionin publik, teksa ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë”, në “Ora News”.

Ngjela paralajmëroi se së shpejti do të shohim atentate, bashkë me vrasje të karakterit politik. Edhe një herë tjetër, ai i mëshon faktit se politika është e lidhur me krimin.

Në këtë formë do ndodhë që politika ti drejtohet krimit të organizuar. Kjo për të goditur subjekte të caktuara, për të krijuar frikë.

Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë.

Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar? Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar, për të goditur subjekte të caktuara. Për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së?

Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionistë se sa unë, dhe e kanë parashikuar këtë gjë. Sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur.

Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen. Sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë. Atëherë, jemi përballë bashkëpunimit të dy segmenteve, për të goditur reformatorët, nuk e dimë!

Pyetja tjetër; ai ngrihet dhe thotë do të bëjë grusht shteti. E ka thënë Saliu. Ai është shefi.

Grusht shteti pa kolonel dhe gjeneralë nuk kemi parë. Ai flet kot. Kujt i drejtohet? Segmenteve të pa përgjegjshme.

Jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë kërkojnë destabilizim. Do kemi destabilizim? Unë them jo, sepse forcat ndërkombëtare nuk e lejojnë.

Në të dyja krahët ka segmente korrupsioni, kush më pak, dhe kush më shumë. Po the që në një shtet ka korrupsion, korrupsionin e drejton kryeministri.

Doni fakte? Kundërshtari im, Berisha kur ishte President absolut nuk lejoi korrupsionin, nuk morën asgjë ata. Erdhi pastaj e bëri detin kos.

A ka korrupsion, e di kryeministri! E bën ai.

Vijmë tek mbrojtja e tyre, se deri tani është e gjitha zvarritje”.

 

Kthehu