Kronikë

Pamje të rëndë/ Shqiptari i “çmenduar” përplas me makinë këmbësorin (emri + foto)

               Publikuar në : 14:49 - 07/12/18 user

Një 21-vjeçar që i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësori, gjatë arratisje pasi po ndiqej nga policia është dënuar me 3 vjet burg dhe iu ndalua që t’i japë makinës për 6 vjet e gjysmë.

Ai është shqiptari Gentjan Lalaj, i cili përplasi me makinë inxhinierin 27-vjeçar Tom Carey, nga Rochester, dhe për pasojë ky i fundit ka marrë lëndime shumë të rëndë.

Shqiptari i cili drejtonte një mjet tip “Volvo”, e përplasi 27-vjeçarin me një mur. Pas, aksidentit shqiptari kishte braktisur makinën,e cila kishte shpërthyer në flakë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

I plagosur kaloi më shuam se dy javë në spital. Ndërsa pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u ka dhënë leje mediave që të transmetojnë momentin e aksidentit.

Mbi shqiptarin Lalaj, rëndojnë një sërë akuzash, raporton dailyecho.co.uk. 

“Lalaj nuk tregoi absolutisht respekt për ligjin, ose për njerëzit e tjerë me të cilët po ndante rrugën. Ai përplasi në mënyrë të tmerrshme Carey, i cili për fat të mirë i shpëtoi vdekjes. Unë absolutisht e lavdëroj Carey për guximin që ai ka treguar gjatë procedurave, si dhe ndihmën që na ka dhënë për zbardhjen e ngjarjes. Megjithatë ai nuk do të shërohet kurrë plotësisht, pasi lëndimet që ka marrë janë të rënda”, tha avokati i çështjes.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 27 mars të këtij viti.  Gjykata dëgjoi se Lalaj, i cili po ngiste një veturë të vjedhur ‘Volvo’, kishte pohuar se po e ndiqte dikush që donte ta vriste. Sipas tij ai kishte ikur nga Shqipëria pasi ndiqej nga gjakmarrja. Por, gjykatësit e kanë hedhur poshtë pretendimin e shqiptarit.

Dënimin ndaj Lalaj, e dha nga gjykatësi Nicholas Rowland ku tha: “Policia po përpiqej t’ju ndalonte, por ata nuk mundën t’iu ndiqnin deri në fund pasi ju po udhëtonit në mënyrë të rrezikshme”. Ai kishte hyrë ilegalisht në Britani, nga ana e pasme e një kamioni 18 muaj më parë./Përshtati: Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu