Foto Galeri

Pamje të rënda/Qëllohen dhe varen tre pedofilë, përdhunuan dhe vranë një 10-vjeçar

               Publikuar në : 16:22 - 09/08/18 user

Tre pedofilë u ekzekutuan publikisht, pastaj u varën në një vinç në Jemen dje si dënim për përdhunimin dhe vrasjen e një djali dhjetëvjeçar.

Pamjet tronditëse tregojnë përdhunuesit me uniforma blu duke parakaluar para turmës në qendër të Sana’a, qytetit më të madh të vendit.

Ata u prangosën, dhe qëndruan me kokë poshtë ku u qëlluan me 5 plumba në zemër.  Trupat e tyre më pas u ngritën të varur lart në ajër nga një vinç, ndërsa të pranishmit i filmonin.

4EEF968200000578-6042533-image-a-11_1533814683220 4EEF972B00000578-6042533-image-a-5_1533814033816 4EEF971A00000578-6042533-image-a-9_1533814573119 4EEF970F00000578-6042533-image-a-16_1533815212993 4EEF96EA00000578-0-image-a-9_1533799842404 4EF4DCE800000578-6042533-image-a-4_1533813993648 4EEF959400000578-6042533-image-a-15_1533814849447
<
>

Jemeni, në jug të Arabisë Saudite, është një nga vendet kryesore në botë që jep dënime me vdekje për krime të dhunshme, përfshirë vrasjen, përdhunimin dhe terrorizmin.

Dënimi me vdekje gjithashtu përdoret në raste të shkeljes së ligjit të Sheriatit, si shkelja e kurorës, sjellja të këqija seksuale, homoseksualiteti, prostitucioni, blasfemia dhe braktisja, shkruan Daily Mail.

Të gjitha dënimet kryhen nga të shtëna, varje dhe prerja e kokës lejohen gjithashtu brenda kodit penal të Jemenit. Rreth 50 vende në botë ende e kanë dënimin me vdekje. Dje Arabia Saudite ka ekzekutuar dhe kryqëzuar një burrë që goditi një grua me vdekje. Njeriu nga Myanmar iu pre koka dhe trupi i tij u shfaq me një kryq në Mekë./Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu